Prova!
Krisi është i emocionuar me sistemin e ri të lojës aq të famshme, derisa dëgjon që një djalosh i sëmurë në spital nuk mund ta ketë një të tillë. Superlibri i çon Krisin, Xhoin dhe Gizmon që të takojnë Abrahamin, i cili përballet me provën e fundit të besimit të tij. Shihni se si ky atë i dashur duhet të vendosë se kush është më i rëndësishëm: Perëndia apo djali i tij i dashur, Isaku. Fëmijët mësojnë se vendimet më të vështira mund të sjellin gëzimin më të madh!
MËSIMI 1: NJË MARRËDHËNIE ME PERËNDINË
SuperEvërteta: Unë do t’i bindem Perëndisë dhe do t’u besoj premtimeve të Tij.
SuperVargu: "Ec në praninë Time dhe qëndro i ndershëm; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje dhe do të të shumoj fort.” Zanafilla 17:1b–2 (CEV)
MËSIMI 2: Vendos Zotin të parin
SuperEVërteta: Unë do t’i bindem Perëndisë edhe kur është e vështirë.
SuperVargu: “Engjëlli i tha: «Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. “Tani e di mirë që ti i druhesh Perëndisë, se për shkakun tim nuk e ke kursyer birin tënd, të vetmin bir që ke.” Zanafilla 22:12 (EV)
MËSIMI 3: Zoti siguron
SuperEvërteta: Perëndia më do dhe dha veten e Tij për mua.
SuperVargu: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Gjoni 3:16 (NKJV)