Lëre Popullin Tim të Shkojë!

Kur Perëndia është me ne, të gjitha gjërat janë të mundshme.

Krisi, Xhoi dhe Gizmo nuk vendosin dot se cila është aventura më emocionuese e të gjitha kohërave, derisa Superlibri i çon ata në Egjiptin e vjetër. Ata takojnë Moisiun, një princ që ia mbath për t'u bërë bari. Zbuloni se si Perëndia e thërret atë të sfidojë faraonin dhe të çlirojë izraelitët nga skllavëria. Bëhuni dëshmitarë të mrekullive, plagëve dhe ndarjes së Detit të Kuq. Fëmijët mësojnë se kur Perëndia është me ne, të gjitha gjërat janë të mundura.

MËSIMI 1: PERËNDIA NA KUPTON

SuperEvërteta: Perëndia më sheh, më dëgjon dhe më kupton.

SuperVargu: “Pastaj Zoti tha: 'Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit tim, që ndodhet në Egjipt, dhe e kam dëgjuar britmën e tij për shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij.” Eksodi 3:7 (ABS)

MËSIMI 2: PERËNDIA ËSHTË FORCA IME

SuperEvërteta: Perëndia do të mposhtë dobësinë time.

SuperVargu: Atëherë Moisiu i tha Zotit: «Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës ...» Zoti i tha: «Kush e ka bërë gojën e njeriut…? … A nuk jam unë vallë, Zoti? ... Dhe tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash.»” Eksodi 4:10-12 (ABS)

MËSIMI 3: PERËNDIA SHPENGON

SuperEvërteta: Perëndia do të më shpengojë.

SuperVargu: “Unë jam Zoti; do t’ju heq nga punët e rënda që ju kanë imponuar Egjiptasit, do t’ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t’ju çliroj me krah të shtrirë.” Eksodi 6:6b (ABS)