Vrumbullima e Luanit!

Kur një djalë ngacmues merr kontrollin e parkut të skejtbordit, Krisi mendon se nuk mund të bëjë ndonjë ndryshim, derisa takon një njeri që rrezikon jetën e tij për të bërë gjënë e duhur. Superlibri i çon Krisin, Xhoin dhe Gizmon që të takojnë Danielin në Babiloni, ku rivalë xhelozë komplotojnë t'i japin fund jetës së tij. Dëshmoni guxim të vërtetë në veprim, dhe mësoni se si besnikëria e Perëndisë na jep fuqinë për të bërë gjënë e duhur. Fëmijët mësojnë që as gropa e luanëve nuk krahasohet me mbrojtjen e Perëndisë!

MËSIMI 1: PERËNDIA I PËRGJIGJET LUTJEVE

SuperEvërteta: Perëndia i përgjigjet lutjeve.

SuperVargu: “M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di.” Jeremia 33:3

MËSIMI 2: JINI GUXIMTARË

SuperEvërteta: Perëndia do të më ndihmojë të qëndroj për atë që është e drejtë.

SuperVargu: “Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.” Psalmi 37:5

MËSIMI 3: PERËNDIA MË SHPËTON

SuperEvërteta: Perëndia më shpëton nga telashet.

SuperVargu: “Ai çliron, shpëton dhe kryen shenja dhe mrekulli në qiell dhe në tokë; Ai çliron, shpëton dhe kryen shenja dhe mrekulli në qiell dhe në tokë.” Danieli 6:27