Darka e fundit
Kur Krisin e ftojnë të jetë në konkursin e Grupit Muzikor më të Mirë në Botë, ai dëshiron që ta trajtojnë si mbret, derisa takon Mbretin e vërtetë që është Shërbëtori i të gjithëve. Superlibri i çon Krisin, Xhoin dhe Gizmon në Jeruzalemin antik. Atje, Jezusi futet në qytet i ulur mbi një gomar dhe e pastron tempullin nga njerëzit lakmitarë. Dëshmoni se si Ai përgatitet për vaktin e fundi me dishepujt e Tij. Fëmijët mësojnë që madhështia e vërtetë vjen kur i shërbejmë të tjerëve.
MËSIMI 1: JEZUSI, DREJTUESI YNË SHËRBËTOR
SuperEvërteta: Jezusi e përuli veten e Tij dhe u bë shërbëtor.
SuperVargu: “Edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë. por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit.” Filipianëve 2:6–7a (ABS)
MËSIMI 2: JEZUSI MË THËRRET
SuperEvërteta: Unë do të jem i përulur dhe i respektueshëm me të tjerët.
SuperVargu: “Mos bëni asgjë për rivalitet, as për lavdi të kotë, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.” Filipianëve 2:3 (ABS)
MËSIMI 3: JEZUSI MË DO
SuperEvërteta: Unë do ta ndjek Jezusin duke iu shërbyer të tjerëve njësoj si Ai.
SuperVargu: “Ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si blatë dhe flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.” Efesianëve 5:2 (ABS)