Zbulesa: Beteja e fundit!

Krisi djeg aksidentalisht shtëpinë e tij dhe mendon se nuk mund të falet kurrë. Superlibri i çon Krisin, Xhoin dhe Gizmon përpara në kohë për të parë historinë në fund të botës. Bëhuni dëshmitarë të betejës së fundit midis forcave të liga të Satanit dhe të engjëjve të ushtrisë së Perëndisë. Fëmijët mësojnë se fuqia e faljes dhe shpëtimit të Perëndië në fund do t'i mposhtë forcat e errësirës. *Sigurohuni që ta shihni paraprakisht videon me historinë nga Bibla për këtë mësim, duke qenë se disa imazhe mund të jenë të rënda për fëmijët e vegjël. Versioni i përmbledhur është më pak i rëndë. Gjithashtu shihni paraprakisht Historinë në Bibël dhe Videot me Tabelat Treguese.

MËSIMI 1: JEZUSI DO TË RIKTHEHET

SuperEvërteta: Do ta jetoj jetën time duke ditur se Jezusi do të kthehet sërish.

SuperVargu: “Ata thanë: «Burra galileas, çfarë qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u mor nga mesi juaj në qiell, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë atë të shkojë në qiell».” Veprat e Apostujve 1:11

MËSIMI 2: TREGO DASHURINË E PERËNDISË

SuperEvërteta: Unë do t’i ndihmoj të tjerët dhe do t’i tregoj atyre dashurinë e Perëndisë.

SuperVargu: “Dhe Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as britmë, as dhimbje nuk do të ketë më, sepse gjërat e mëparshme shkuan.” Zbulesa 21:4

MËSIMI 3: PËRGATISNI TË TJERËT

SuperEvërteta: Unë do të përgatis të tjerët për ardhjen e Zotit.

SuperVargu: “Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im me mua, për t’i dhënë gjithsecilit, sikundër do të jetë vepra e tij.” Zbulesa 22:12