Në fillim
Superbook i çon Krisin, Xhoin dhe Gizmon pas në kohë që të përjetojnë historinë e Krijimit. Nxënësit do të marrin mësime të rëndësishme për bindjen dhe faljen dhe do të zbulojnë se, megjithëse ne bëjmë gjëra që nuk duhet, Perëndia është plot dashuri dhe ka një plan të mrekullueshëm për të ardhmen tonë.
MËSIMI 1: NDERO PERËNDINË
SuperEvërteta:Unë do ta nderoj Perëndinë si Krijuesin tim dhe do t'i bindem Fjalës së Tij.
SuperVargu:"Të gjitha këto bekime do të bien mbi ty dhe do të të zënë në rast se dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd."Ligji i Përtërirë 28:2 (ABS)
MËSIMI 2: TUNDIMI I RREZIKUT
SuperEvërteta:Perëndia më krijoi për të bërë gjëra të mira.
SuperVargu: "Sepse jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për vepra të mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to." Efesianëve 2:10 (ABS)
MËSIMI 3: PERËNDIA KA NJË PLAN
SuperEvërteta:Perëndia ka një plan që të më sjellë përsëri te Ai.
SuperVargu:"Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj." Zanafilla 3:15 (ABS)