Jakobi dhe Esau

Krisi thotë se nuk do ta falë kurrë Xhoin kur aksidentalisht prish qarkun e shkurtër të Gizmos duke e lagur atë gjatë një ndeshje argëtuese me ujë. Superlibri i çon fëmijët të takojnë Jakobin dhe Esaun, binjakët që nuk shkojnë mirë bashkë. Zbuloni se si Jakobi e mashtron të atin dhe vjedh nga Esau, më pas arratiset për të shpëtuar jetën e tij. Dëshmoni përfundimin dramatik kur më në fund vëllezërit takohen sërish. Fëmijët mësojnë se si marrëdhëniet që mund të duken të parikuperueshme mund të restaurohen përmes faljes!

Mësimi 1: Ne gëzojmë bekimet e Perëndisë

SuperEvërteta: Unë jam fëmijë i Perëndisë, dhe gëzoj të gjitha bekimet e Tij.

SuperVargu: “Esau i tha babait të tij:«A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!». Dhe Esau ngriti zërin dhe qau.” Zanafilla 27:38 (NLT)

Mësimi 2: Vlerësojini bekimet tuaja

SuperEvërteta: Unë do të bëj më të mirën time për të mbajtur të gjitha bekimet e Perëndisë.

SuperVargu: Atëherë ai i tha: “Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar.” Zanafilla 32:28 (CEV)

Mësimi 3: Falini të tjerët

SuperEvërteta: Unë do t’i fal të tjerët ashtu si Jezusi më ka falur mua.

SuperVargu: Jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. Ligji i Përtërirë 5:33a