Një aventurë me gjigant

Kur Krisi i bie kitarës për një audicion me grupin muzikor shkollor, atë e zë paniku, derisa takon një djalë të guximshëm që pranon sfidën me një gjigant. Superlibri i dërgon Krisin, Xhoin dhe Gizmon të takojnë Davidin në kodrat e Bethlehemit të vjetër. Dëshmoni se si Goliathi, një luftëtar fitimtar i cili tallet me Perëndinë, nuk krahasohet me besimin e një bariu të ri. Fëmijët mësojnë që ju mund të mposhtni çdo frikë duke besuar te Zoti. *Sigurohuni që ta shihni paraprakisht videon me historinë nga Bibla për këtë mësim, duke qenë se disa imazhe mund të jenë të rënda për fëmijët e vegjël. Versioni i përmbledhur është më pak i rëndë. Gjithashtu shihni paraprakisht Kontekstin në Bibël dhe Videon me Tabelat Treguese.*.

Mësimi 1: Perëndia mund të kujdeset për gjithçka

SuperEvërteta: Perëndia do të më ndihmojë kur të përballem me probleme të mëdha.

SuperVargu: “Ji i fortë dhe trim; Mos ki frikë dhe mos u thyej. For the Lord your God is with you wherever you go.” Jozueu 1:9b (NLT)

Mësimi 2: Mbështetuni te Perëndia

SuperEvërteta: Unë mund të dukem i vogël, por në sytë e Perëndisë,unë mund të bëj gjëra të mëdha.

SuperVargu: “Njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.” 1 Samuelit 16:7b (NLT)

Mësimi 3: Perëndia është me mua

SuperEvërteta: Jezusi do të më drejtojë dhe mbrojë.

SuperVargu: “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, dhe unë i njoh dhe më ndjekin.” Gjoni 10:27 (NLT)