Mrekullitë e Jezusit

Krisi beson se një magjistar i panjohur në rrugë ka fuqi të mbinatyrshme, derisa takon një mrekullibërës të vërtetë. Superlibri i çon Krisin, Xhoin dhe Gizmon në Izraelin e hershëm. Dëshmoni se si Jezusi shëron një të paralizuar, qetëson një stuhi dhe bën të lirë nga frmërat e liga një njeri. Zbuloni se si edhe armiku më i madh nuk matet dot me fuqinë e Perëndisë! Fëmijët mësojnë se mrekullia e vërtetë vjen vetëm nga Perëndia. *Sigurohuni që ta shihni paraprakisht videon me historinë nga Bibla për këtë mësim, duke qenë se disa imazhe mund të jenë shumë të rënda për fëmijët e vegjël. Versioni i përmbledhur është më pak i rëndë. Gjithashtu shihni paraprakisht Sfondin Biblik dhe Videon me Tabelat Drejtuese.

MËSIMI 1: PERËNDIA ËSHTË I PLOTFUQISHËM

SuperEvërteta: Me Perëndinë gjithçka është e mundur.

SuperVargu: “Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata, që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.” Veprat 10:38 (ABS)

MËSIMI 2: PERËNDIA ËSHTË GJITHMONË ME MUA

SuperEvërteta: Unë mund të shkoj tek Jezusi për të gjitha nevojat e mia.

SuperVargu: Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, të keni jetë në emër të tij. Gjoni 20:31 (ABS)

MËSIMI 3: MREKULLITË E VËRTETA JANË NGA PERËNDIA

SuperEvërteta: Jezusi është shëruesi im.

SuperVargu: “Jezusi është i njëjtë dje dhe sot dhe në përjetësi.” Hebrenjve 13:8 (ABS)