Ai është ngritur!

Krisi refuzon hapur që t'i bindet nënës së tij, derisa takon një Bir që është i gatshëm t'i bindet Atit të Vet, deri në vdekje. Superlibri i dërgon Krisin, Xhoin dhe Gizmon, së bashku me nënën e Krisit, Fibin, në Jeruzalem, ku ata takojnë Marinë dhe djalin e saj, Jezusin. Bëhuni dëshmitarë të bindjes dhe të vuajtjes që e drejtoi Jezusin te kryqi, dhe të fuqisë së madhe të Perëndisë Atë që e ringjalli Atë prej së vdekurish. Fëmijët mësojnë se cila është domethënia e vërtetë e dashurisë dhe sakrificës. Note: To be biblically accurate, the videos in this course depict Jesus' suffering and death on the cross. Sigurohuni ta shikoni më parë këtë video, pasi skena mund të jetë shumë e fortë për disa fëmijë. Ne jemi përpjekur ta trajtojmë atë në mënyrën më të saktë dhe të ndjeshme të mundshme. Vini re se Historia e Përmbledhur e Biblës, Video 4, nuk është e rëndë.

MËSIMI 1: JEZUSI FAL MËKATET E MIA

SuperEvërteta: Jezusi më deshi aq shumë sa sakrifikoi jetën e Tij dhe më fali mëkatet.

SuperVargu: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjteshme.” Gjoni 3:16 (ABS)

MËSIMI 2: PLANI I MREKULLUESHËM I PERËNDISË

SuperEvërteta: Jezusi e përmbushi planin e Perëndisë për shpëtim duke vdekur në kryq.

SuperVargu: “Më kanë shpuar duart dhe këmbët.” Psalmi 22:16b (ABS)

MËSIMI 3: FESTONI RINGJALLJEN

SuperEvërteta: Unë do të festoj ringjalljen e Jezusit dhe do të ndaj Lajmin e Mirë me të tjerët.

SuperVargu: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij.” Filipianëve 3:10a (ABS)